Në pritje të “Oscar”, vëmendja edhe tek tapeti i kuq

26/02/2017 00:00

Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, por ndonëse sytë e botës do të drejtohen sonte nga teatri Dolby i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve OSCAR, nuk do të jenë të paktë ata që do të ndjekin me kërshëri edhe veshjet e yjeve ne tapetin e kuq.

Parashikimet e stilisteve janë që tapeti i kuq do të ofrojë shumëllojshmëri, do të ketë shumë shkëlqim metalik e ngjyrë të kuqe dhe ndonëse e bardha është gjithmonë e preferuar, shiu mund ta zbehë pak si zgjedhje.

Muzikali romantik “La La Land” është pretendenti kryesor për disa statueta, pasi është nominuar në 14 kategori. Me 14 nominimet në kategoritë e “filmit më të mirë”, “aktorit”, “aktores”, “producentit më të mirë” etj, muzikali që flet për një aktore në vështirësi dhe të dashurin e saj pianist “Jazz”-i, ka barazuar rekordin e regjistruar në vitin 1997 nga “Titaniku” dhe atë të 1950-s me filmin “All about Eve”.

“La La Land” është bërë gjithashtu i pari muzikal që nominohet për “filmin më të mirë” në ceremoninë e “Oscars”, që nga “All That Jazz” në vitin 1979.

Akademia e Arteve Vizive dhe Shkencave me 6.600 anëtarë, që voton për “Oscars”, ka një histori të reagimit të mirë ndaj filmave që flasin për show-biznesin, duke pasur parasysh këtu edhe fituesit e çmimeve vitet e kaluara, “Birdman” dhe “The Artist”.

Këtë herë, ceremonia madhështore do të jetë “live” ekskluzivisht në Top Channel.

Top Channel