Barça fiton dhe ….përkohësisht në krye

26/02/2017 00:00

Barcelona ka arritur të dalë me 3 pikë nga një nga transfertat më të vështira të kampionatit spanjoll, ajo ndaj Athletico Madrid.

Katalanasit arritën të fitojnë me rezultatin 1-2, falë golave të Rafinhas dhe Messit, në pjesën e dytë, ndërkohë që Diego Godin barazoi përkohësisht rezultatin për ekipin e Simeones.

Me këtë fitore, Barcelona ka arritur të marrë përkohësisht kryesimin, duke qenë se Real Madrid luan në mbrëmje ndaj Villareal.

Ka rezultuar e pafatë ndeshja e 300 e Simeones, në krye të Athleticos, pasi me këtë humbje duket se madrilenët kanë dalë përfundimisht nga gara për titull dhe do iu duhet të luftojnë fort për një vendin e katërt, që i dërgon në Ligën e Kampionëve.  

Top Channel