Milan cinik, 3 pikë ndaj Sasuolos

26/02/2017 00:00

Kuqezinjtë e Montella-s kanë arritur të mposhtin Sasuolon dhe të marrin një 3-pikësh të artë, në betejën për një vend në kupat evropiane.

Ka mjaftuar një gol i Carlos Baka-s me 11 metërsh, që kuqezinjtë të dilnin me maksimumin e pikëve nga kjo transfertë e vështirë.

Duhet përmendur se Sasuolo humbi një 11 metërsh me Berardin, kur ndeshja ishte akoma 0-0 dhe pavarsisht përpjekjeve të mëvonëshme, nuk ia doli të shënojë në portën e Donnaruma-s.
Milani rikthehet të jetë cinik dhe të bëjë rezultat, ku pas një janari të vështirë, në 4 ndeshjet e fundit ka marrë 3 fitore dhe një barazim, në transfertë ndaj Lacios.

Këta të fundit, fituan sotme rezultatin 1-0 ndaj Udineses dhe morën përkohësisht vendin e pestë, që të çon në Europa League.

Edhe sot, portën e kryeqytetasve e mbrojti portieri i kombëtares kuqezi, Thomas Strakosha, i cili bëri një ndeshje të mirë.

Titullar të Pescara luajti edhe mesfushori vlonjat, Ledian Memushaj, por ekipi i tij nuk arriti të konfirmohet pas fitores spektakolare të javës së kaluar, 5-0 ndaj Genoas dhe sot u mposht me rezultatin 2-0 nga Chievo vendase.    

Top Channel