Spektakël pa gola, paqe në Kukës  

26/02/2017 00:00

Ka përfunduar me barazim pa gola ndeshja midis dy pretendentëve për titull, Kukësit dhe Partizanit.

Me këtë rezultat Kukësi rikthehet rë kryesojë, por këtë herë me pikë të barabarta me Skënderbeun, ndërsa të kuqtë vazhdojnë të qendrojnë -4 pikë nga kreu.

Në Kukës u zhvillua një ndeshje spektakolare, e cila pati gjithçka i duhet një ndeshje futbolli, por vetëm gola nuk prodhoi.

Kukësi ishte disi më kërkues dhe amdje gjeti edhe golin me Eminin në pjesën e parë, por  që u anulua pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Vlen të veçohet edhe prezenca mjaft e madhe në stadium, e tifozëve të të dyja ekipeve, të cilat krijuan një atmosferë mjaft të bukur për zhvillimin e një ndeshjeje të tillë, midis dy ekipeve pretendente.

Gjithsesi, edhe këtë herë nuk munguan pwrplasjet midis tifozëve të kuq dhe policisë kuksiane, si dhe shumë stola të thyer prej tyre dhe të hedhur në fushë.

Top Channel