Berisha befason Hysajn; Atalanta ëndërron “Champions”

25/02/2017 00:00

Atalanta nuk është më surpriza e Serisë A. Skuadra e Etrit Berishës tregoi se jo më kot ndodhet në vendin e katërt të tabelës dhe këtë e vulosi ndaj një kundërshtari që konsiderohej shumë herë më i fortë…të paktën në letër.

Bergamaskët fituan në fushën ku janë thyer edhe më të mëdhatë e Italisë, në Napoli dhe këtë e bënë me rezultatin e pastër 0-2 dhe me sakrifica, për rreth 25 minuta pas ndëshkimit me karton të kuq të Kessie.

Caldara shënoi golin e parë në minutën e 28-të të takimit, ndërsa në të 70-n, tre minuta pas ndëshkimit të Kessie-t, gjen edhe të dytin, por heroi i vërtetë i takimit ishte Etrit Berisha, që u vlerësua nga mediat italiane si më i miri në fushë.

Përpjekjet e Hysaj & Co u neutralizuan nga Berisha dhe mbrojtja e Atalantës dhe ndeshja u mbyll me këtë rezultat. Kjo fitore e ngjit Atalantën në kuotën e 51 pikëve, tre më shumë se Interi i vendit të pestë dhe po tre më pak se Napoli i zonës Champions.

Top Channel