Dyshohet se goditi Kreshnik Spahiun, shoqërohet 34-vjeçari

25/02/2017 00:00

Efektivët e Komisariatit nr.1 në Tiranë, shoqëruan një 34-vjeçar nën dyshimin se ka goditur me grusht Kreshnik Spahiun.

I shoqëruari nga uniformat blu është shtetasi Flamur Pirraci, 34 vjeç.

Ai dyshohet se ka goditur Kreshnik Spahiun në konflikt e sipër tek çadra e ngritur nga opozita përballë Kryeministrisë, ku vijon protestën prej të shtunës së kaluar.

Top Channel