Izmir Smajlaj, kampion i Ballkanit në kërcim së gjati

25/02/2017 00:00

Atleti shqiptar në kërcim së gjati, Izmir Smajlaj është shpallur kampion Ballkani, duke u renditur në vednin e parë në kategorinë e tij pasi ka kërcyer 7.98 m.

Kampionati Ballkanik i Atletikës në salla të mbyllura po zhvillohet në Beograd, 3 ditë përpara fillimit të Kampionatit Europian të atletikës për salla.

Atleti 23-vjeçar, me kërcimin e bërë në këtë garë arriti të vendosë edhe një rekord të ri kombëtar.

Izmir Smajlaj e mbylli garimin e tij në kërcimin së gjati me 7.98 m, një rezultat më i mirë ky se kërcimi prej 7.83 m të cilin kishte vendosur po vetë pak kohë më parë.

Menjëherë pas Smajlajt, në vendin e dytë u rendit rumuni Neago, i cili ishte i shkëputur ndjeshëm ndaj atletit shqiptar pasi kërceu 7.82 m, ndërkohë që akoma më prapa ishte atleti i vendit të tretë, greku Galazulas, me 7.53 m.

Top Channel