Donnarumma tanimë është rritur!

25/02/2017 00:00

Donnarumma tani është një djalë i rritur. Edhe pse prej 2 vjetësh ai është duke mbrojtur portën e Milanit dhe me një sërë rekordesh të shënuara, Gigi Donnarumma sapo ka mbushur moshën madhore 18 vjeç.

Dhe bota e sportit dhe ajo e rrjeteve sociale ka qenë e moblizuar e gjitha për t’i bërë urimet portierit italian, që për moshën që ka është një nga më të mëdhenjtë në botë.

Donnarumma është “i përzgjedhuri”, pasi ka regjistruar shifra rekord, si edhe një trofe, duke bërë që jo vetëm në Itali, por në Evropë e Botë e bëjnë atë një prej më të fortëve. Milani ka filluar ta përkëdhelë shumë, por ndër të tjera duhet të rezistojë edhe mësymjen e të mëdhave, që kërkojnë shërbimin e tij.

Në pafundësinë e urimeve Donnarumma mori edhe një urim shumë special nga një tjetër Gigi, më i madhi deri tani, Gigi Buffon.

“Përshendetje Gigio, jam Gigi Buffon dhe të ruoj për ditëlindjen tënde. Është speciale, sepse po hyn në botën të mëdhenjve, ashtu siç ti je. Shijoje moshën, pasi do të kuptosh që bota e të mëdhenjve është shumë e vështirë, por e ke kualitetin, teknikën si portier dhe moralin si person për të krijuar një hapësirë për të qenë i lumtur dhe për të shkruar një epokë”, shkruan Gigi Buffon.

Top Channel