Peleshi pret në takim banorët e Zharrëzës

25/02/2017 00:00

Zëvendës kryeministri Niko Peleshi ka pritur paraditen e së shtunës në zyrën e tij banorët e Zharrëzës.

Palët kanë biseduar për problematikën e shtëpive të dëmtuara të këtyre banorëve, të cilët kanë mbërritur në këmbë deri në Tiranë në shenjë proteste.

Paraditen e së shtunës këta banorë kanë protestuar përpara selisë së Ministrisë së Energjitikës dhe Industrisë, për të kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre.

Natën mes së premtes dhe së shtunës, ata e kaluan në një kamp me çadra të ngritur në Vorë.

Banorët e Zharrëzës deklarojnë se përvec dëmeve materiale që u janë shkaktuar shtëpive, fëmijët e tyre janë helmuar nga rrjedhja e pakontrolluar e burimeve natyrore.

Top Channel