Ende pa kaluar 24 orë nga publikimi i videos më të fundit të këngëtares Era Istrefi, fama e këngës së saj të re i ka kaluar kufijtë shqiptare, duke bërë që të flitet për të në mediat gjermane.

Bjondja e njohur shqiptare ka shpikur një trend të ri paliçetash në këngën e saj të re. Kështu e nis reportazhin kanali televiziv prestigjoz gjerman RTL 2, duke i dedikuar një hapësirë të veçante këngëtares shqiptare e duke nënvizuar origjinalitetin e saj në veshje.

Me hitin e saj “Bon Bon”, 22-vjeçarja arriti një sukses të jashtëzakonshëm, të cilin pritet ta pasojë edhe kënga e saj më e re “RedRum”, vijon me tej materiali televiziv gjerman.

‘RedRum’ ka marrë rreth 1 milion e 750 mijë klikime menjëherë sapo është publikuar, ndërsa është i pari material muzikor i  punuar nga ‘Sony Music’, me të cilin këngëtarja ka lidhur së fundmi një kontratë, e cila duket se Erës sapo i ka hapur më tej dyert e suksesit jashtë Shqipërisë.

Top Channel