Populizmi politik veçanërisht ai i djathtë, po rrezikon disa demokraci liberale në Evropën Perëndimore, por edhe vendet ballkanike në tranzicion.

Forumi për liritë ekonomike në Tiranë, solli një studim të bërë nga American Enterprise Institute, mbi faktorët dhe rreziqet që sjell një politikë e tillë. Ai mori si shembull zhvillimet në Hungari, ku pakënaqësitë e qytetarëve ndaj disa politikave liberale shfrytëzohen nga kryeministri i djathtë Viktor Orban për të krijuar një qeverisje autoritare.

“Kemi patur parti populiste që kanë marrë një mandat të madh popullor dhe qeverisje me një parti, dhe në këto vende këto parti kanë filluar të çmontojne ballancën dhe kontrollin, sektori publik përbëhet nga militantët e tyre dhe në gjyqësor është bërë një sulm i paparë”, ka thënë Dalibor Rohac, AEI.

Në konteksin shqiptar diskutimi për çështje të tilla synon ndërgjësimin e shoqërisë.

“Rreziku i populizimit është gjithmonë i madh kur problemet ekonomike janë të mëdha, varfëria e madhe, kur perceptimet e opinionit publik kanë negative mbi zhvillimet ekonomike, dhe në këtë kuptim shoqëria duhet të jetë më e matur për të kërkuar llogari”, thotë Selami Xhepa, Forumi për Liritë Ekonomike.

Në kuadrin gjeopolitik, demokracitë evropiane janë rrrezikuar edhe nga ndërhyrjet e Rusisë. Kjo e fundit sipas studimit ka shfrytëzuar konflikte të ndryshme si rasti i Sirisë për të rritur influencën e saj në disa vende.

Top Channel