Harrojeni recesionin, grevat politike dhe skandalet e korrupsionit…Në Rio de Janeiro tani është koha e karnavaleve ku për pak ditë të gjithë do të festojnë…

Performuesit e veshur me kostume shumëngjyrëshe i dhanë nismë mbrëmjen e së premtes paradave në Sambadrome. Edhe pse recesioni i vazhdueshëm dhe grevat politike ngritën shqetësime për sigurinë javët e fundit, mijëra vendas dhe turistë dyndën qytetin e Rios në ditën e parë të festivalit 5 ditor.

Sipas autoriteteve eventi pritet të joshë mbi 1 milionë vizitorë, duke kontribuar me rreth 1 miliard dollarë në ekonominë lokale. Dy shkollat e para të Sambës, Academicos do Sossego dhe Escola Alegria da Zona Sul parakaluan në Sambadrom me performanca dhe flota që nderonin artistë me influencë nga Rio De janeiro, Maria Jose Motta de Oliveira dhe Beth Carvalo-n..

Mbi 70 shkolla do të garojnë gjatë festivalit 5 ditor, secila prej tyre duke zgjedhur një temë qëndrore apo histori. Parada vjetore e transmetuar në televizion përfshin rreth 5 mijë kërcimtare dhe pavarësisht ekstravagancës e lakuriqësisë për të cilën karakterizohet, konsiderohet një konkurs shumë serioz për shkollat e Sambës..gjykimi bazohet tek koreografia, atmosfera, organizimi dhe kënga…

Top Channel