James, një ‘Galaktik’ për interin

25/02/2017 00:00

James Rodrigues është një objektiv i vjetër dhe i ri i Interit dhe topi tani është në këmbët e presidentit Jindong Zhang.

Presidenti zikaltër ka fluturuar drejt Madridit për të diskutuar zyrtarisht të drejtat telvizive të PPTV, për ligën spanjolle, por në axhendë është edhe një takim me Florentino Perez, presidentin e Real Madrit rreth situatës së kolumbianit James Rodriguez.

Kolumbiani është një nga të preferuarit e presidentit kinez të Interit, të cilin kërkonte ta sillte në Milano që në verën e kaluar. Zhang ishte i gatshëm të derdhte 80 milionë në arkat e madrilenëve, por manovra nuk u realizua, pasi Rodriguez kërkoi të provonte shansin e tij në formacionin e Zidane.

Situatat kanë ndryshuar shumë gjatë kësaj periudhe dhe Rodriguez nuk gjen shumë hapësirë në formcionin e trajnerit francez dhe në verën e ardhshme emri i tij kthehet sërish në merkato. Dhe Interi është sërish gati të gararojë për kartonin e tij.

Interi beson se ardhja e kolumbianit do të rrisë kualitetitn në lojën sulmuese të skuadrës, por ndër të tjera një emër i tillë do të garantonte edhe një marketing të mirë. Ajo që duhet të kuptohet është gatishmëria e madrilenëve për të bashkëpunuar me zikaltrit e Milanos.

Top Channel