Peshëngritje, Daniel Godelli fiton Kupën e Shqipërisë

25/02/2017 00:00

Daniel Godelli është fituesi i Kupës së Shqipërisë në Peshëngritje që ishte ngjarja e parë për vitin 2017. Në pallatin e sportit “Ramazan Njala”  të Durrësit, Godelli arriti të fitojë në kategorinë e tij në peshën deri në 85 kg duke lënë pas një tjetër emër të rëndësishëm të këtij sporti në vendin tonë, Erkand Qerimaj.

Edhe peshëngritesi shkodran bëri një paraqitje shumë të mirë duke fituar në kategorinë e tij, atë të peshës deri në 77 kg.
Në kampin e fermave, ishte Evangjeli Veli që u shpall sportisja më e mirë e Kupës së Shqipërisë pasi fitoi në kategorinë e saj në peshën deri në 58 kg pasi ngriti në dygarësh 190 kg.

Përsa u përket skuadrave si për meshkuj ashtu edhe për femra, ajo që triumfoi ishte skuadra e Tiranës e cila nxori më shumë kampionë e si rrejdhojë grumbulloi më shumë pikë se skuadrat e tjera.

Edicioni i këtij viti i Kupës së Shqipërisë u cilësua si një test i mirë për sportistët pjesëmarrës në Evropianin që do të zhvillohet në 1-9 prill në Split të Kroacisë.

Top Channel