Moratoriumi i pyjeve, Agasi: Rritet importi i lëndës drusore

25/02/2017 00:00

Afërsisht një vit nga hyrja në fuqi e moratorimit të pyjeve, kreu i Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Ergys Agasi thotë se është rritur me 30 % importi i lëndës drusore.

Në analizën vjetore të Inspektoratit të Pyjeve, Agasi tha se është rritur me 82% numri i inspektimeve në 2016, krahasuar me 2015.

Ai tha më tej se 12 bashki janë ende në proces të zbatimit të ligjit të pyjeve, ndërkohë që problematike mbetetn 5 bashki që ende nuk kanë filluar zbatimin e ligjit.

Referuar numrit të zjarreve në vitin që kemi lënë pas, Agasi tha se kanë qënë dy herë më pak se 2015-ta.

Top Channel