Aksident në Gjirokastër, humbin jetën dy të rinj

25/02/2017 00:00

Dy të rinj kanë humbur jetën në orët e para të mëngjesit, si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur Grapsh, ku mjeti tip Ford me targë AA 928 MD ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Mjeti drejtohej nga 28-vjeçari Aleksandër Novi, i cili ndërroi jetë bashkë me pasagjerin e mjetit, Gazmir Shehu, 43 vjeç. Ndërsa  L.M ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë ishin nga fshati Plesat i Gjirokastrës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.

Top Channel