Mali i Zi, flamur kuqezi në shortin e waterpolos

24/02/2017 00:00

Nacionalizmi u rikthye sërish si temë në sportin ballkanas, edhe pse në axhendë nuk ishin parashikuar aktivitete zyrtare sportive në fushë. Por një gafë, e cila ndodhi gjatë shortit për kampionatin botëror, ka irrituar tej mase tifozët në Malin e Zi.

Fqinjët, ish-anëtarë të Republikës Jugosllave dhe deri para pak vitesh pjesë e Serbisë, panë sesi në Budapest, gjatë shortit të waterpolos doli në ekranet e mëdhenj flamuri shqiptar dhe jo simboli zyrtar i Malit të Zi.

Në momentin kur Mali i Zi i mësoi kundërshtarët, organizatorët vendosën flamurin shqiptar në logon e fqinjëve. Pavarësisht gafës, organizatorët nuk arritën ta përmirësojnë gabimin, që ka nisur të bëjë xhiron e botës në internet.

Top Channel