Sarandë, kamioni përplas për vdekje këmbësorin

24/02/2017 00:00

Një aksident me pasojë vdekjen është verifikuar pasditen e kësaj të premteje në fshatin Qesarat të Sarandës.

Një kamion me targë “SR 7476 B”, në ecje e sipër ka goditur një 80-vjeçar, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen.

Paraprakisht dyshohet që shkak i ngjarjes të jetë bërë një gaim njerëzor. Sidoqoftë, policia ka shoqëruar drejtuesin e kamionit, shtetasin me inicialet S.B, 58 vjeç, për sqarimin e plotë të rrethanave.

Top Channel