Leicester, 5 kandidatë për të pasuar Ranierin

24/02/2017 00:00

Pas shkarkimit të Claudio Ranieri nga posti i trajnerit të Leicester City, drejtuesve të kampionëve të Anglisë iu del tashmë detyra e gjetjes së zevendësuesit të tij.

Në këtë moment janë 5 kandidatët për të marrë postin e Ranierit në stolin e Leicester, ku më favoriti duket Roberto Mancini, me italianin që së fundmi ka shfaqur dëshirën për t’iu rikthyer rolit të trajnerit në futbollin anglez.

Guss Hiddink është një tjetër emër që po përmendet në këtë pikë. Holandezi nuk ka marrë asnjë skuadër tjetër për të drejtuar, që pas largimit nga Chelsea në fund të sezonit të kaluar, por eksperienca e tij do të shtonte autoritetin te skuadra e Leicester.

Kandidati i tretë për të marrë drejtimin e Leicester është Nigel Pearson. Tekniku anglez e ka drejtuar edhe më parë këtë skuadër në periudhën 2008-2010, ndërsa avantazhi i tij është pikërisht fakti se ai e njeh mirë Leicester.

Plotësojnë listën e pretendentëve për t’u ulur në pankinën e kampionëve të Anglisë, Alan Pardew dhe Gary Rowett, të cilët nuk kanë skuadër pas largimeve nga Crystal Palace e Birmingham.

Top Channel