Vendimi i Trump për transgjinorët, reagon ashpër Caitlyn Jenner

24/02/2017 00:00

Dikur ishte Bruce Jenner, atleti që çoi në shtëpi medaljen e artë të dekatlonit nga Olimpiket e Monrealit në 1976-tën.

Më pas u kthye në bashkëshortin e dytë të Kris Jenner, nënës së Kim Kardashianit. sot, njihet si Caitlyn Jenner, pasi u shfaq përpara të gjithëve si transgjinor, diçka që mesa duket, e kishte dëshiruar prej kohesh.

Pas vendimit të Donald Trump për të përmbysur ligjin e Barack Obamës, i cili i lejonte nxënësit transgjinorë të përdornin tualetet në shkolla në bazë të orientimit të tyre të lirë seksual dhe jo të atij biologjik, Caitlyn ka një mesazh të gjithë ata që preken nga ky urdhër dhe për vetë shefin e Shtëpisë së Bardhë.

Të gjithë fëmijëve trans të Amerikës dua t’iu them: Ju po fitoni. E di që ndoshta nuk e ndjeni këtë çdo ditë, por është e vërtetë. Tani, kam dhe një mesazh për personat që tallen me ta. Ju jeni të sëmurë. dhe për shkak se jeni të dobët, kapeni me fëmijët, kapeni me gratë, me të gjithë ata qe i konsideroni të cënueshëm. me sa duket, as përkrahja e Prokurorit të Përgjithshëm nuk mjafton për t’i shëruar disa njerëz nga pasiguritë e veta. Falë kurajos së një djali të ri shumë të guximshëm, Gavin Grimm, Gjykatës së lartë do t’i shkojë shumë shpejt një dosje në duar. Zoti president, do te shihemi ne gjyq.

Mesazhi për Trump pastaj ishte i drejtpërdrejtë: Të flas si republikane, tha Jenner, “Kjo është një katastrofe, por ke ende kohe ta ndreqesh. më bëj një telefon”.

Ndonëse nuk ishte ligjërisht i detyrueshëm, urdhri i Obamës paralajmëronte shkollat se mund të humbnin financimin nëse nuk zbatonin udhëzimin e tij.

Top Channel