Është eventi më i pritur i vitit në botën e kinematografisë, por ndonëse sytë e botës do të drejtohen në 26 shkurt nga teatri Dolby i Hollivudit për ceremoninë e 89-të të çmimeve OSCAR, nuk do të jenë të paktë ata që do të ndjekin me kërshëri edhe vesëjet e yjeve ne tapetin e kuq, një pasqyrë e trendeve të momentit dhe një parathënie për tendencat në vazhdim.

Stilisti Sam Saboura shpreson që kandidatja e çmimit të shumëlakmuar, Emma Stone, do t`i lërë të gjithë gojëhapur.
“Ajo gjen gjithmonë ndonjë gjë unike, diçka që ndryshon nga të tjerët. Mua më pëlqeu fustani i saj Valentino me yje, më pëlqeu dhe krijimi i McQueen që kishte tek SAG Awards, por tek OSCAR-ët, duhet të gjejë patjetër diçka që të mahnitë”, shprehet stilisti Sam Saboura.

Natalie Portman pret fëmijën e saj të dytë, ndaj mundësitë e saj të zgjedhjes, janë të kufizuara. Megjithatë, fustani i bardhe Dior që mbajti së fundi, la shije shumë të mirë duke treguar edhe një herë finesën e 35-vjeçares.

Ndërkohë, Viola Davis, kandidate për aktoren më të mirë joprotagoniste, e ka treguar se i pëlqen të luajë me ngjyrat. Me sa duket, huazimi në një event të tillë nuk vlen vetëm për diamantet, por edhe veshjet.

Ka plot yje që preferojnë t’i drejtohen firmave të luksit si Marchesa, Armani Prive dhe Vera Wang për fustane që do t`i mbajnë vetëm një natë.

Parashikimet e stilisteve janë që tapeti i kuq do të ofrojë shumëllojshmëri, do të ketë shumë shkëlqim metalik e ngjyrë të kuqe dhe ndonëse e bardha është gjithmonë e preferuar, shiu mund ta zbehë pak si zgjedhje.

Top Channel