Kukësi-Partizani, supersfida e titullit

24/02/2017 00:00

Kukësi-Partizani është supersfida e kësaj fundjave në Kategorinë Superiore. Në “Zeqir Ymeri” do të përballen skuadra që janë në një luftë të hapur për titull së bashku me Skënderbeun dhe për trajnerin Ernest Gjoka, alternativa e vetme në këtë duel është fitorja.

“Është një ndeshje mes dy pretendentëve kryesorë të kampionatit. Është një ndeshje për tu vlerësuar maksimalisht. Është një moment kyç në kampionat. Duhet ta fitojmë patjetër ndeshjen, në mënyrë që kundërshtarit t’i japim një goditje, ta lëmë mbrapa. Nëse e përgatisim shumë mirë psikologjikisht, mendoj se do na japë frymëmarrje në vazhdimin e garës”, tha trajneri Gjoka.

Edhe te Partizani objektivi për këtë ndeshje është vetëm fitorja, gjë të cilën e thekson mesfushori i Ylber Ramadani.

“Kudo shkojmë për të marrë pikë. Ne kemi luajtur mirë kudo. Në Kukës do të shkojmë për fitore”, theksoi Ramadani.

Top Channel