Lojërat për syrin dhe për mendjen janë bërë mjaft popullore në internet, siç është ajo ‘gjej çfarë është fshehur’.

DailyMail sjell disa prej tyre, ku tregon se çfarë ka të çuditshme në një vizatim të xhunglës. Sigurisht e çuditshme nuk është asnjë prej kafshëve që i përkasin këtij lloj ambienti, por… kokrat e kafes të shpërndara nëpër foto.

A mund ti gjeni dot?
Të tjera lojëra të tilla optike po shpërndahen gjithnjë e më shumë në internet. E fundit që është postuar në faqen e famshme të Playbuzz është ajo e një fotoje historike, ku kërkohet të gjendet se ku ndodhet astronomi.

Po ju a do e gjeni dot? Një ndihmë? Kthejeni foton me kokë poshtë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel