Kur aktorët marrin nënat në Oskar

24/02/2017 00:00

Kur doli lajmi se Lin-Manuel Miranda do të marrë nënën e tij në ceremoninë e Academy Awards këtë vit, mbetëm disi të habitur, shkruan revista Vogue.

“Më duhet një fustan për nënën time. I kam premtuar se do të vijë me mua në Oskar që kur isha 10 vjeç”, ka thënë Miranda për USA Today.

Nëna e tij, doktoresha Luz Towns-Miranda, ka qënë mbështetësja e tij e hershme. Ajo është gjithashtu dhe një psikologe dhe mbështetëse e të drejtave të femrave dhe Prindërimit të Planifikuar.

“Sigurisht, prioritet im i parë është që mami im të duket mirë. Unë mund të vesh edhe ndonjë kostum pinguini”, ka thënë aktori amerikan, i nominuar për çmim Oskar për këngën e filmit “Moana”.

Por ai nuk është i vetmi. Dhe më parë ka ndodhur që njerëz të njohur të marrin nënat e tyre në këtë eveniment të rëndësishëm. Shfletoni galerinë!

FOTO GALERI
1/8
Justin Timberlake, 2011

Top Channel