Britani, krizë e thellë për laburistët

24/02/2017 00:00

Si për të treguar dominimin e saj në politikën aktuale britanike, Partia  Konservatore e kryeminsitres Theresa May arriti një fitore historike ndaj  rivalëve laburistë në një zonë ku opozita dominonte që prej vitit 1983.

Me fitoren në zonën elektorale në Kopeland, në Anglinë veriperëndimore, kjo fitore e konservatorëve bëhet më mbresëlënëse pasi është e rrallë për partitë britanike në pushtet që të marrin zonat në zgjedhje të tilla të parakohshme.

E vetmja kryeministre që e ka arritur një gjë të tillë ka qenë Thatcher, në vitin 1982. Ngushëllimi i laburistëve të opozitës është ruajtja e fitores së tyre përballë kryetarit të partisë pro-Brexit, UKIP, në një zonë tradicionlisht laburiste në Sandërlend, në verilindje të vendit.

Zgjedhjet në këto dy zona u zhvilluan pasi deputetët laburistë vendosën të ikin nga Parlmenti për tu punësuar jashtë politikës. Rezultati elektoral ka ringritur pikëpyetjet për aftësinë drejtuese dhe inspirimin që shkakton në radhët e anëtarëve laburistë udhëheqësi i tyre Jeremy Corbyn. Analistët besojnë se nëse vazhdon ky nivel besimi në publik që reflektohet edhe në sondazhet e opinionit publik, ku laburistët janë shumë mbrapa konservatorëve, laburistët britanikë, nën drejtimin e Corbyn, janë duke shkuar drejt një humnere elektorale.

Top Channel