Grabitet një pikë karburanti në aksin Korçë-Bilisht

24/02/2017 09:15

Një grabitje e rëndë është regjistruar në një pikë karburanti në aksin nacional Korçë-Bilisht, ku një grup grabitësish kanë vjedhur një shumë të hollash në kasafortën e këtij biznesi.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnate, teksa 3 persona kanë ndaluar tek pompa e furnizimit të karburantit dhe pasi punonjësi ka dalë për tu shërbyer, ata e kanë dhunuar dhe e kanë mbyllur në tualetin e pikës së karburantit.

Të maskuar dhe me armë, personat kanë mundur të arrijnë deri tek kasaforta dhe kanë nisur ta hapin atë, por zhurmat kanë shqetësuar një prej familjeve në afërsi të pikës. Pasi është sinjalizuar policia, në momentin që ka mbërritur ka shkëmbyer zjarr me grabitësit, të cilët kanë mumdur të largohen me automjetin e tyre.

Pas ngjarjes, pika të shumta kontrolli janë ngritur në pjesë të ndryshme të segmentit rrugor dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel