Anulohen qindra fluturime në Itali, për shkak të grevës

24/02/2017 00:00

Greva e ndërmarrë në disa nga aeroportet më të mëdha të Italisë ka shkaktuar vonesa dhe anulimin e qindra fluturimeve.

Pjesa më e madhe e pasagjerëve, të cilët kanë qenë duke udhëtuar brenda Italisë apo jashtë saj, siç raportojnë mediat në vendin fqinj, janë prekur nga anulime apo vonesa gjatë të enjtes.

Greva ka qenë e përgjithshme ndërsa sindi

katat dhe autoritetet mendohet të kenë arritur dakordësinë për ndërprerjen e saj nesër. Numri më i madh i fluturimeve që janë vonuar ose anuluar kanë qenë në Kaljari, Romë, Milano, Brindizi dhe Venecia.

E gjithë situata, duket se do të prekë edhe pasagjerët shqiptarë që udhëtojnë drejt Italisë apo anasjelltas, për të cilët mund të ketë vonesa.

Top Channel