Disiplina, Partizani e Laçi do të luajnë pa tifozë

23/02/2017 00:00

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit vendosi të dënojë me një ndeshje pa tifozë skuadrën e Partizanit, në sfidën e radhës që do të luajë si ekip pritës.

Në arsyetimin e KDS-së sqarohet se, skuadra kryeqytetase sanksionohet për sjelle të gabuar të spektatorëve duke përdorur mjete ndezëse, duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës, e duke përdorur fjalor ofendues ndaj kundërshtarit.

Si rrjedhojë, ndeshja që “demat e kuq” do të luajnë kundër Flamurtarit do të jetë pa praninë e tifozëve.

Më keq e pësoi skuadra e Laçit, e cila lufton për mbijetesë në Kategorinë Superiore. Ekipi kurbinas dënohet me dy ndeshje pa spektatorë në stadiumin e tij, për sjellje të gabuar të tifozëve duke hedhur sende të forta brenda rrethimit të fushës, fatmirësisht pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të lojës.

Top Channel