“Përralla” merr fund, Leicester shkarkon Ranierin

23/02/2017 00:00

Claudio Ranieri nuk është më trajner i Leicester City. Trajneri u shkarkua nga drejtuesit e kampionëve në fuqi të Anglisë pas rezultateve të dobëta në Premier Ligë.

Largimi i trajnerit italian mbërriti një ditë pas humbjes 2-1 në Ligën e Kampionëve në transfertë kundër Seviljas, një rezultat pozitiv dhe që mban shpresat e kualifikimit për “Dhelprat”, falë golit të shënuar nga Vardy në fushën kundërshtare.

Por, gjatë gjithë këtij sezoni, Leicester ka patur dy fytyra. Atë europiane, ku kaloi pa probleme grupin dhe ajo në Premier Ligë, ku noton pranë rënies nga kategoria.

“Dhelprat” kanë humbur shtatë nga nëntë ndeshjet e tyre të fundit, përfshirë këtu edhe atë me Seviljen një ditë më parë.

Top Channel