“League 1”, numërimi mbrapsht për klasiken Marseille-PSG

23/02/2017 00:00

Futbolli bën mrekulli, të paktën duke gjykuar nga spotet gjeniale të publicitetit që po transmetohen në platformat sportive franceze.

“Kanal plus”, rrjeti transalpin që të dielën do të transmetojë klasiken e famshme Marsejë-Paris SG, ka treguar më së miri klimën që mbizotëron mes tifozëve.

Në spotin e transmetuar, një mbështetës marsejez nuk arrin të rikthejë kujtesën, pavarësisht përpjekjeve të gruas së tij. Kjo deri në momentin që nuk shikon në ekranin e vogël një gol të Marco Simones, e pas kësaj rikuperon kujtesën me ndeshjet e së kaluarës mes dy klubeve.

“Ka ndeshje që nuk harrohen kurrë”, kujton platforma franceze, duke prezantuar klasiken mes Marsejës, që kërkon kualifikimin në Europë, dhe kampionëve në fuqi, që duan të rimarrin vendin e parë.

Nëse humbet në “Velodrome”, Paris SG do të gjendet 6 pikë pas Monacos. Katër herë fituesit radhazi të titullit përballen edhe me presionin e Nicës, që luan të premten ndaj Montpellier.

Top Channel