OSBE “korrigjon” deklaratat e Borschardt për paratë e drogës

23/02/2017 00:00

Prezenca e OSBE-së në Tiranë, me anë të një postimi në “Twitter” është munduar të sqarojë deklaratat e bëra mbrëmjen e së mërkurës nga ambasadori Bernd Borchardt, në televizionin “Ora News”, sipas të cilit në Shqipëri qarkullojnë dy miliardë euro të ardhura nga kanabisi, të cilat mund të përdoren për të blerë deputetë.

OSBE-ja thekson se dy miliardë eurot kanë qenë në vitin 2013. Më tej, ajo vlerëson luftën kundër kanabisit, duke nënvizuar vitin 2016, ku mbi 2.5 milionë rrënjë janë shkatërruar.

E në fund, prezenca e OSBE-së në Tiranë iu bën thirrje partive politike që të mbajnë larg fushatës elektorale dy miliardët e vitit 2013, por edhe paratë e tjera të pista që mund të vijnë nga kanabisi i ri.

Top Channel