Spanjollja e preferuar e tifozëve të Leicester

23/02/2017 00:00

Tifozët e Leicester janë të përkushtuar për të mbështetur ekipin e tyre në rrugëtimin e Champions League kudo që të jetë, por Sevilja do të jetë një qytet që do ta mbajnë gjatë, e kjo jo për shkak të humbjes me rezultatin e ngushtë 2-1.

Mes grupit të tifozëve anglezë është futur një e moshuar spanjolle e cila ka filluar të kërcejë për ta.

Mbetet e paqartë se çfarë ka dashur e moshuara mes tifozëve anglezë, të cilët jo pak herë janë kthyer në problematikë.

Por perfomanca e saj është admiruar nga tifozët e Leicester që e kanë rrethuar dhe kanë filmuar kërcimin e të moshuarës së panjohur.

Top Channel