Fakulteti i Drejtësisë zgjedh kandidaturat për në KLGJ dhe KLP

23/02/2017 00:00

Në Fakultetin e Drejtësisë u zhvillua votimi për kandidatët që Parlamenti do të votojë për anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe atij të Prokurorisë.

Fakulteti i Drejtësisë duhet të propozonte 10 emra e më pas të zgjidhte 6 si kandidatë, por kriteret i plotësonin vetëm 6 nga i gjithë stafi pedagogjik.

Kjo bëri që votimi i 63 pedagogëve të kryhej formalisht, pasi të gjitha kandidaturat do të certifikohen nga Rektorati, i cili më pas do ia kalojë ato Parlamentit për votim, proces nga ku do të dalin vetëm 2 fitues; një për KLGJ-në dhe një për KLP-në.

Rezultati i votimit nxorri fituese me numër votash për të dyja institucionet Mirela Bogdanin, pedagogen e këtij fakulteti që prej vitit 2000.

Mes emrave të tjerë në garë për t’u votuar ishin edhe Maksim Qoku dhe Erjon Muharremaj për KLGJ-në, ndërsa 3 kandidatët për KLP plotësoheshin nga Eneida Sema dhe Oriona Muçollari.

Të pranishëm në procesin e votimit nuk ishin të pranishëm as përfaqësues politikë e as vëzhgues ndërkombëtarë.

Top Channel