Ish-i përndjekuri kërcënoi të vetëhidhej, MF: Është dëmshpërblyer

23/02/2017 00:00

Ish-i përndjekuri Xhemal Zhuri ka kërcënuar sot se do të hidhej nga vinçi i një pallati në ndërtim, pranë Kishës Ortodokse, me pretendimin se nuk po i kalonte dëmshpërblimi për periudhën që ka qenë në burg.

Pasi Zhuri ka zbritur nga vinçi ka ardhur edhe reagimi i Ministrisë së Financave, e cila sqaron se ai ka përfituar pagesën e këstit të gjashtë në datën 07.10.2016 dhe më 10 shkurt të këtij viti i ka kaluar edhe kësti i shtatë, shumë e cila sipas MF ende nuk është tërhequr nga llogaria e tij në bankë.

Gjithashtu MF sqaron se edhe pse në sistemin e Agjensisë së Pagesave kësti 7 figuron “pa paguar”, kjo ndodh sepse personi nuk është paraqitur për ta tërhequr pagesën nga llogaria  e tij ne bankë.

Ish-i përndjekuri Xhemal Zhuri ka kërcënuar edhe herë të tjera me vetëvrasje në të kaluarën, po me pretendimin se nuk ka marrë dëmshpërblimin për vitet e burgut.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel