Miratohet unanimisht buxheti i Bashkisë së Elbasanit

23/02/2017 00:00

Këshilli Bashkiak i Elbasanit miratoi këtë të enjte në unanimitet buxhetin për vitin 2017, prej 2.8 miliardë lekë.

Edhe pse kanë dhënë votën e tyre unanime, këshilltarët e djathtë u shprehën të shqetësuar për faktin se buxheti i dikurshëm i komunave ka qenë shumë herë më i madh sesa buxheti i sotëm i bashkisë së madhe.

Në këtë mbledhje u ngrit gjithashtu nevoja e rikonstruksionit të disa shkollave në fshat e qytet, për të cilat kryebashkiaku Qazim Sejdini tha se është aplikuar pranë FZHR-së dhe projekteve të JACA-s.

Sipas Sejdinit, me fondet e bashkisë do të duhet një kohë shumë e gjatë për të mbaruar të gjitha shkollat e qarkut. Vetëm rikonstruksioni i shkollës “Qamil Guranjaku” ka kushtuar 630 milionë lekë.

Top Channel