Lushnje, e zë zetori, humb jetën fermeri

23/02/2017 00:00

Një 52-vjeçar nga fsahti Dushk i Lushnjes ka gjetur vdekjen mesditën e sotme.

52-vjeçari Behar Shpata ka qenë duke punuar tokën e tij kur në një moment ka zbritur nga zetori për të pastruar frezën, e cila ishte bllokuar.

Ky moment ka qenë fatal për 52-vjeçarin pasi freza nuk ka qenë e stakuar por e ndezur, duke e tërhequr dhe duke plagosur rëndë.

Edhe pse fermerët e tjerë i kanë shkuar menjëherë në ndihmë, ata nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për të bërë të mundur nxjerrjen e trupi të 52-vjeçarit nga zetori.

Top Channel