Olimpiada 2024, Hungaria tërheq kandidaturën

23/02/2017 00:00

Budapesti heq dorë nga organizimi i Lojërave Olimpike të vitit 2024, lajm që u konfirmua nga vetë qeveria hungareze.

Vendimi për tërheqjen e kandidaturës së Budapestit u mor pas një takimi të zhvilluar mes kryebashkiakut Tarlos, kryeministrit Orban dhe presidentit të Komitetit Olimpik Hungarez.

Budapesti është kandidatura e katërt që braktis garën për pritjen e Lojërave Olimpike të vitit 2024 pas Bostonit, Hamburgut dhe Romës. Tashmë, Komitetit Olimpik Ndërkombëtar do t’i mbetet të bëjë zgjedhjen e tij mes Parisit dhe Los Anxhelosit, të vetmet qytete që kanë mbetur në këtë garë. Vendimi përfundimtar i IOC do të merret në muajin shtator, në Lima të Perusë.

Si Parisi ashtu edhe Los Anxhelosi i kanë organizuar Lojërat Olimpike edhe 2 herë të tjera. Kryeqyteti francez e ka pritur më parë këtë eveniment në vitet 1900 dhe 1924, ndërsa Los Anxheles në 1932 dhe 1984.

Top Channel