Droga në Dibër, tre të arrestuar

23/02/2017 00:00

Një ditë pas sekuestrimit të sasisë së drogës, Policia e Dibrës ka identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar, mes të cilëve dhe një grua.

Sipas burimeve zyrtare është arrestuar Aleksandër Topore, 33 vjeç nga Tirana, K. S, 17 vjeç nga Fushë- Kastrioti i Dibrës dhe Vahide Hoxha, 36 vjeç nga Vakufi i Dibrës.

Ndërkohë në kërkim është pronari i banesës ku u gjet droga, M.S. Gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua dhe një armë zjarri.

Një ditë më parë policia e Dibrës sekuestroi një sasi prej 38 kg lënë narkotike kanabis të përpunuar, dhe 100 kg të papërpunuar në një banesë të braktisur.

Top Channel