Tiranë, grabitet një pikë këmbimi valutor

23/02/2017 00:00

Një pikë këmbimi valutor është grabitur në zonën e Laprakës natën e kaluar. Policia njofton se janë grabitur 1.2 milionë lekë, 3000 dollarë amerikanë dhe 1000 dollarë kanadezë.

Pika e këmbimit valutor që u grabit është në pronësi të shtetasit me iniciale L.B., në rrugën “Lord Bajron”.

Gjithashtu, policia nisi procedimin penal për dy punonjës të shoqërisë së sigurimit, të cilët neglizhuan 3 herë alarmin në pikën që u grabit.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

Top Channel