Infermierja “kërcim në prehër” 100-vjeçarit, rrezikon dënimin

22/02/2017 00:00

Një infermiere është filmuar teksa performon një kërcim në prehër para një të moshuari në Ohio të SHBA-së.

26-vjeçarja Brittany Fultz është denoncuar dhe rrezikon të dënohet pasi në pamjet që kanë rënë në dorë të policisë ajo shihet të zhvishet dhe të performojë kërcimin e famshëm para një 100-vjeçari, raporton FOX 8.

Fultz  dhe personi tjetër që ka filmuar videon ishin punësuar nga familjarët e të moshuarit për t’u kujdesur për këtë fundit. Tashmë të gjendur të papunë, kjo dyshe përballet edhe me akuzën e ngacmimit seksual, duke qenë se i moshuar nuk ka fuqinë e duhur për të reaguar qoftë për shkak të moshës, por edhe për shkak të sëmundjes së tij.

Videoja mendohet se është filmuar disa muaj më parë, por vetëm së fundmi është zbuluar. Disa sekuenca të këtyre pamjeve janë bërë publike.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel