Shoferi “braktis” makinën në ecje

22/02/2017 00:00

Indianët njihen për çmendurira nga më të ndryshmet, por kjo mund të jetë padyshim çmenduria më e madhe që një person mund të bëjë.

Një indian, drejtues makine është filmuar nga një mik i tij teksa ndërmerr një veprim jo edhe aq logjik. Për të treguar aftësitë e tij, shoferi lë timonin e makinës në ecje dhe i kalon asaj përqark, gjest i parë në shumë filma, por i denjë vetëm për filma.

Fatmirësisht për të gjithçka përfundoi pa asnjë incident, por me veprime të tilla vështirë se do të shpëtojë pa e pësuar një ditë.

Top Channel