“Demokracia vdes në errësirë”

22/02/2017 00:00

“The Washington Post” ka përfshirë së fundi moton e re të saj, duke e publikuar atë nën emrin zyrtar në faqen e internetit. Dhe siç mund të lexohet, ajo është “Demokracia vdes në errësirë”.

Fraza, gjithsesi, nuk është publikuar edhe në versionin e printuar të së mërkurës, nën emrin zyrtar të gazetës.

Themeluesi i “Amazon.com” dhe shef ekzekutiv, Jeff Bezos e ka përdorur këtë frazë në një intervistë të vitit të kaluar, kur u pyet për të shpjeguar arsyet përse bleu gazetën në vitin 2013.

“Mendoj se shumëkush prej nesh e besojnë këtë, e besojnë se demokracia vdes në errësirë. Se disa institucione kanë një rol tejet të rëndësishëm në garantimin për të pasur dritë kudo. Ndaj, mendoj se ‘Washington Post’ ka një vend, një vend tejet të rëndësishëm, për ta bërë diçka të tillë, sepse ne ndodhemi pikërisht këtu, në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Top Channel