Balla: PD stisi bojkotin për të bllokuar Vettingun

22/02/2017 00:00

Deputeti i PS-së, Taulant Balla deklaroi nga Elbasani se opozita me protestën e saj, po shfrytëzon mundësinë që ka për të bllokuar dy komisionet e Vetingut.

Sipas tij, PE jo rastësisht e lidhi vazhdimësinë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE me procesin e Vetingut, për të garantuar vazhdimësinë e këtij të fundit.

“Ajo që po ndodh këto ditë, një bojkot i stisur nga ana e PD, të pajustifikuar me argumenta të qëndrueshme, por të fshehur pas një qëllimi keqdashës ndaj interesave të Shqipërisë, sikurse është java e ardhshme e një pune intensive parlamentare, kur do të ngrihen dy komisionet e posaçme në kuadër të implementimit dhe funksionimit të plotë të Reformës në Drejtësi për procesin e Vetingut”, thotë Balla.

Përsa i përket kërkesës për qeveri teknike, Balla tha se mazhoranca e sotme ka një shumicë të cilësuar dhe ka marrë nga qytetarët të drejtën për të qeverisur. Kushdo që dëshiron një qeveri tjetër, sipas Ballës, duhet të presë 18 qershorin.

Top Channel