Banorët e Zharrzës, në këmbë drejt Tiranës

22/02/2017 00:00

Banorët e Zharrzës, së bashku me grevistët e urisë, janë nisur në këmbë drejt Tiranës, me destinacion Ministrinë e Energjitikës.

Në varësi të një reagimi të autoriteteve, mund të ndalet marshimi ose të rinisë greva e urisë, të cilën e kanë ndërprerë përkohësisht. 

Ata kërkojnë dëmshpërblim për shtëpitë e dëmtuara nga  kërkimet për naftë të “Bankers Petroleum”, të cilën e akuzojnë për shpërthime nëntokësore.

Një muaj më parë, banorët nisën protestat dhe grevën e urisë, por u ndalën me daljen e një vendimi qeverie që ngriti grupin e punës për zbardhjen e situatës. 

Greva nisi sërish më pas dhe banorët u shprehën se nuk u besonin më fjalëve dhe se kërkonin vepra.

Top Channel