Byreku që i dha fund karrierës së Wayne Shaw

22/02/2017 00:00

Portieri rezervë i Sutton, Wayne Shaw, është larguar nga skuadra pas skandalit të byrekut në stol.

Në ndeshjen e Kupës së Mbretëreshës kundër Arsenalit, portieri që peshon më shumë se 110 kg u kap nga kamerat duke ngrënë byrek në pankinë. Videoja u bë virale dhe të gjithë e panë me simpati këtë gjest, por Federata Angleze e Futbollit (FA) hapi një hetim, pasi një kompani bastesh e kishte kuotuar me koeficientin 8 ngrënien e byrekut gjatë ndeshjes nga ana e Shaw.

Pas kësaj ngjarjeje, drejtuesit e klubit kanë folur me portierin, i cili më pas ka dhënë dorëheqjen.

“Jam i trishtuar, njësoj si presidenti i klubit. Kam folur me Wayne në telefon dhe dëgjova që qante. Shumë njerëz mund të qeshin me këtë histori, por është një ngjarje e trishtë, pasi Wayne është njeri me vlera. Po na shohin si klub bastesh dhe kjo është e rëndë”, tha trajneri i Sutton, Paul Doswell.

Top Channel