Kreu I LSDM Zoran Zaev deklaroi mbrëmjen e së martës se është në prag të koalicionit me shqiptarët.

Pas takimit me Ali Ahmetin në selinë e BDI-së, në Reçicë të Tetovës, Zaevi deklaroi se, së shpejti do të mbarojë procesi i bisedimeve për formimin e qeverisë.

“Jam optimist se do të mbarojë pozitivisht”, tha ai.  Zaev deklaroi se për disa çështje u ra dakord me Ahmetin.

“Ne jemi të afërt dhe kjo është një mundësi unikale, që disa paragjykime, pas gjithë këtyre 25 viteve t’i largojmë. Qëllimi është që të vihet në praktikë ligji. Unë dhe Ahmeti do t’ua përcjellim qëndrimet tona grupeve të ekspertëve, me qëllim që ta lehtësojmë punën e procesit dhe jemi në pritje të firmave të BDI”, tha kreu I LSDM-së. .

Ndërsa Ali Ahmeti u shpreh pas takimit se “Janë biseduar çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjidhje të problemeve dhe ky komunikim duhet të vazhdojë më tej për të gjetur zgjidhjen më të mirë për qytetarët e Maqedonisë.

Por Ahmeti deklaroi se, nuk bëhet fjalë për ndërtim koalicioni por që i gjithë takimi ka shkuar duke parë se ku janë dallimet substanciale mes dy subjekteve politike. .

“Ne jemi për zgjidhje të drejtë, tha Ahmeti, gjuha duhet të ketë statusin që i duhet, si zyrtare në këtë vend”, tha kreu I BDI-së.

Top Channel