Guardiola: Sot pashë gjithçka në fushë

22/02/2017 00:00

Trajneri i Manchester City-t ka mbetur  mjaft i kënaqur me ndeshjen që ka parë sot në “Ettihad Stadium”.

Guardiola nuk ngurroi të lavdërojë edhe Monakon për ndeshjen e luajtur dhe komplimentoi disa futbollistë të ekipit francez.

“Në këtë takim pashë gjithçka. Ishte një ndeshje tërësisht e hapur, e cila mund të përfundonte me çfarëdo lloj rezultati. Francezët janë më ekspertë se ne, në kompeticionet evropiane dhe disa lojtarë të tyre na hapën shumë punë sot. Lojtarët e tyre të krahut, Sidibe dhe Mendy kanë vrapuar pa fund, më kanë habitur”, tha ai, në konferencën pas ndeshjes.

Më tej trajneri foli edhe për Sergio Agueron, duke e cilësuar si një talent të pastër, i cili duhet të vihet gjithmonë në shërbim të ekipit, ashtu si bëri sot.

Në përfundim, Pep bëri thirrje për përqendrim dukë thënë se: “kualifikimi është akoma i hapur. 2-0 dhe mbetemi jashtë, ndaj duhet të luajmë të përqendruar ashtu si u paraqitëm sot”.

Top Channel