Allegri dënon Bonuccin, në tribunë ndaj Portos

22/02/2017 00:00

Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri nuk e ka kapërdirë sjelljen e Leonardo Bonuccit, në përfundim të ndeshjes kundër Palermos, të premten në mbrëmje.

Edhe pse ka udhëtuar me ekipin në Portugali, mbrojtësit do ti duhet ta shikojë ndeshjen nga tribuna e stadiumit “O’Dragao”, të Portos.

Ka qenë vetë Allegri, ai që në konferencën për shtyp ka konfirmuar këtë vendim.

“Është e drejtë që në respekt të tifozëve dhe të shoqërisë, Leonardo të mos luajë sot. Ia komunikova atij vendimin dhe më vjen keq, por dikush duhet të paguajë. Ndoshta po të ishte rasti i parë nuk do të arrija në këtë vendim dhe për këtë Leo është pak i pafatë, gjithsesi tashmë çdo gjë është e mbyllur”, u shpreh trajneri.

Në vijim, Allegri konfirmoi se qendra e mbrojtjes do t’i besohet dyshes Chiellini-Barzagli, mbështetur nga Lichtsteiner dhe Alex Sandro nga krahët.

Top Channel