Kukan kundër bojkotit: Opozita ka shumë punë në Parlament

21/02/2017 00:00

Edhe eurodeputeti i djathtë, Eduard Kukan është në një linjë me deklaratat e Raporterit Fleckenstein kundër bojkotit të Parlamentit nga ana e opozitës shqiptare.

Në një postim në Twitter, Kukan ka thënë se “opozita ka ende shumë punë për të bërë para zgjedhjeve parlamentare, në Kuvendin e Shqipërisë”.

“Bojkoti nuk e ndihmon atë t’i mbarojë këto punë”, shkruan Kukan në apelin e tij drejtuar të djathtës shqiptare që ndodhet në ditën e katërt të protestës.

Top Channel