Infantino, takime me dyer të mbyllura në Afrikë

21/02/2017 00:00

Në një seminar të paplanifikuar dhe të vendosur në ditët e fundit, presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mblodhi të 54 vendet e Konfederatës Afrikane për të diskutuar zhvillimet më të fundit.

Zvicerani zbarkoi në “kontinentin e zi” për të shpjeguar ndryshimet e mëdha që do të pësojë loja më e ndjekur në planet, si dhe zgjerimin e Botërorit me 48 kombëtare finaliste.

Vizita nisi me një ndalesë private në zyrat qendrore të Konfederatës Afrikane, ku Infantino foli më pas publikisht.

“Doja të vija përsonalisht këtu për presidentin Deni Jordaan dhe për të parë zyrat e reja që janë të jashtëzakonshme dhe të bukura, një shembull jo vetëm për kontinentin afrikan, por për të gjithë botën”, tha Gianni Infantino.

Kjo është hera e parë, që FIFA organizon një takim të tillë me të gjitha federatat afrikane, që zakonisht mblidhen vetëm për kongreset.

Takimet e Infantinos do të pasohen nga një vizitë në qytetin e Hahares, në Zimbabve.

Top Channel